“Bardhi, pa shtyllë kurrizore”, Elezi: Njerëzit e Berishës, të paaftë për të marrë pushtetin

schedule13:32 - 17 Prill, 2024

schedule 13:32 - 17 Prill, 2024

Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, foli për situatën politike në PD, ku tha se është shumë shqetësuese.

Ai u ndal te demokrati Gazment Bardhi, ku tha se është pa shtyllë kurrizore dhe se nuk mban dot peshë politike.

Ndër të tjera Elezi tha se njerëzit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë të paaftë për të marrë pushtetin, ndërsa shtoi se vullnetarët demokratë janë shumë pozitiv dhe se po braktisin PD.

Kjo që po ndodh me PD është shqetësuese. Rithemelimi e ka lënë politikë bërjen Bardhit. Të mbash peshë duhet të kesh shtyllë kurrizore, ndërsa ky e ka të deformuar. Nuk i mban shtylla kurrizore. Fliste për shtëpitë e Mulit (Flamur Noka), tani e ka shok. Nuk mban peshë Bardhi, nuk e kuptoj se si Berisha ia ka lënë në dorë Bardhit. Po vërtetohet që Berisha nuk e çoi për përndjekje penale Bardhin. Ajo që është për të ardhur keq është se demokratët e kanë përndjekur partinë.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!