”Bardhi pa koherencë politike”/ Koduzi: Nuk mund t’i besohet tani që u ul në tryezë me Berishën

schedule18:11 - 13 Shtator, 2023

schedule 18:11 - 13 Shtator, 2023

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gazment Koduzi thotë se Gazment Bardhi është pa koherencë poltike dhe nuk mund t’i besohet tani që është ulur në tryezë me Sali Berishën.

Në një intervistë për ABC News, Koduzi u shpreh se numri i deputetëve të mbledhur në tryezë nga Bardhi dhe Berisha do të vijojë të tkurret.

”Tkurrja pritet të vazhdojë më tutje, është një tavolinë ku asnjëri prej tyre nuk ka një koherencë. Para disa muajsh, zoti Bardhi e akuzonte Berishën, Berisha e akuzonte Bardhin. A kanë rënë akuzat apo kanë bërë kompromise? Këto lëvizje, këto njerëz që janë të gatshëm të përdorin ato akuza, tani po i përdorin kundër zotit Basha. Për mua nuk përbën asnjë lajm kjo tryezë, është për interesa personale.

Që të jesh politikan dhe të kesh një aksion politik të caktuar duhet të jesh koherent në atë që bën. Nëse deri dje deklaronte se nëse Berisha do bëhej kryetar unë nuk do merrem me politikë, atëherë jep dorëheqjen nga politika. Ose më bën të besoj se ke bërë një marrëveshje”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!