Sulmuesi i Partizanit, Jurgen Bardhi, i dha fitoren “Demave të Kuq” në transfertë kundër Flamurtarit, pasi ishte pikërisht goli i tij me kokë në pjesën e dytë që vendosi rezultatin në 1-2. Pas ndeshjes, sulmuesi foli për Supersport, aty ku u shpreh: “Ndihem shumë mirë.
E kam të fortë kokën, por nuk kam gjatësinë. Është një vit çudirash me golat që po pësojmë, sulmuesit nuk po gjejnë golin. Kam humbur dhe unë raste. Është vit i mbrapshtë.
E ardhmja? Nuk jam i kënaqur me veten. Besoj po të kapim kupat e Europës me paraqitje të mirë, dëshiroj të luaj jashtë”,/abcnews.al