Bardhi: Në Kuvendin Kombëtar të 18 Dhjetorit do të marrin pjesë 5259 delegatë

schedule16:48 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 16:48 - 10 Dhjetor, 2021

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka konfirmuar se për Kuvendin e datës 18 kanë firmosur 5259 delegatë. Numri dy i demokratëve tha se 69% e demokratëve kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha.

“Anëtarët e Kuvendit nuk i kanë hedhur në kosh me përgjegjësinë e tyre kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të PD. Secili prej tyre ka nënshkruar nën prezencën e një zyrtari të partisë formularin. Kësaj thirrje përçarëse nuk i janë përgjigjur duke konfirmuar pjesëmarrje 5259 anëtarë të Kuvendit ose 69% e tyre”, deklaroi Bardhi në konferencën e thirrur për mediat në selinë blu.

Të pranishëm me Sekretarin e Përgjithshëm janë edhe kryetarët e degëve të PD, të cilët Bardhi i falënderoi për “përgjegjësinë e treguar gjatë këtij procesi.”

Më herët një konferencë për mediat mbajti edhe lideri historik i demokratëve, i cili dha mesazhet e fundit për Kuvendin e thirrur prej tij me firmat e delegatëve që do të mbahet ditën e nesërme. Berisha e cilësoi si rithemelim të PD-së ditën e nesërme. Sakaq, linja zyrtare e PD e ka cilësuar si ilegjitim Kuvendin e datës 11. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!