Bardhi në Belsh: Me 25 prill nuk na duhet vetëm rotacion por ndryshim i modelit qeverisës

schedule13:20 - 1 Prill, 2021

schedule 13:20 - 1 Prill, 2021

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi këtë të enjete në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit është takuar me të rinjtë në zonën e Bleshit.

Bardhi në këtë takim ka kërkuar nga të rinjtë që të bëhen pjesë e këtij momenti historik, jo thjesht të rrotacionit politik, por të ndryshimit të modelit qeverisës.

Kënaqësi dhe përgjegjësi të jem para të rinjve. Këtë fushatë unë dhe ekipi i Elbasanit kemi vendos një objektiv, për të konsoliduar e zhvilluar aleancën me rininë.

Ju jeni aleanca jonë natyrale sepse misioni ynë kryesor pas 25 prillit është të kthejmë shpresën, shanset dhe mundësitë që ju të qendroni këtu.

Të heqim çdo iluzion se këtu nuk jetohet. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që brezi i ri dhe prindërit tanë, të kenë një jetë më të mirë. Duhet vetëm vullnet politik dhe ne sëbashku me kryeministrin e pas 25 prillit, këtë do ta bëjmë realitet. Asnjë i ri nuk do të ketë arsye të largohet për shkak se s’ka mundësi.

Nëse largoheni ju, në krye do të ngelen ata, llumi i shoqërisë që janë të interesuar që ju të ikni, në mënyrë që ata të shtojnë pasuritë e paratë që vjedhin”, u shpreh Bardhi.

Ndër të tjera numri 2 i PD u bëri të ditur të rinjve të Dumresë se për të sjellë ndryshimin, nuk mjafton vetëm ardhja e një qeverie të re.

Duhet përfshirja e të rinjve si garanci që të mos kemi më kurrë një qeveri si kjo që punoi 8 vite për 10 vetë dhe varfëroi 3 milionë shqiptarë.

Nuk na duhet dhe nuk mjafton vetëm rrotacioni politik në Shqipëri. Na duhet të ndryshojmë model, që mos të kemi më kurrë një qeveri si kjo që punon për 10 njerëz e varfëron 3 milionë shqiptarë. Për këtë, do kemi nevojë që në ekip të kemi të rinj si ju për të menaxhuar e administruar, të vijnë në krye ata që janë të zotë, që e meritojnë për t’i shërbyer vendit dhe interesit të qytetarëve”, u shpreh Bardhi.

Gjithashtu ai pohoi se program i PD e ka në thelbin e vet krijimin e shanseve për të rinjtë që të studiojnë e të ndërtojnë karrierën dhe të ardhmen e tyre këtu./abcnews.al