Bardhi: Në 4 vitet e para PD do të nxjerrë fshatin nga mjerimi

schedule13:56 - 24 Mars, 2021

schedule 13:56 - 24 Mars, 2021

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin , Gazment Bardhi ditën e sotme është fokusuar sërish tek fshati dhe skemat që e ndërtuara për mbështetjen e fermerëve.

Bardhi ka takuar banorë të fshatit Floq të Cërrikut, të cilët treguan vështirësitë dhe mungesën e mbështetjes nga qeveria.

“Jam i bindur që Kryetari i Bashkisë nuk ka ardhur ndonjëherë këtu. S’duhet të diskutonim sot për rrugë. Duhej të ishin bërë rrugët, dhe subvencionimi do të duhej të funksiononte vetë. Ne kemi një plan, një zgjidhje konkrete, që secili do të marrë për aq sa prodhon, pa shkresa e letra, vetëm me kartën e identitetit”, tha  Bardhi.

Zona njihet për prodhimin e rakisë mjaft cilësore, një traditë 30 vjeçare tashmë.

Por banorët thonë se nuk e shesin dot dhe nuk e përballojnë konkurrencën me fqinjët, pasi kostot janë shumë të larta duke shtuar se nuk ka infrastrukturë dhe pikë shitje.

Ata ankohen se procedurat e aplikimit për fonde janë shumë të komplikuara dhe kërkojnë dokumentacion që shpesh nuk e kanë.

Bardhi bëri me dije se PD ka prioritet që 4 vitet e para fshati nëpërmjet programit të realizuar do të dalë nga mjerimi.

“Ne e kemi prioritet të 4 viteve të para nxjerrjen e fshatit nga mjerimi. Nuk ka arsye që dikush që banon në fshat të jetë i varfër. Nëse ju do të keni rrugë, kanale vaditëse, dhe subvencione mbi bazën e prodhimit, ju nuk ja keni nevojën askujt”, u shpreh Bardhi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!