Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur Ministrisë së Shëndetësisë pas deklaratës së kësaj të fundit se nuk ka pasur një zjarr në godinë por vetëm një incident nga një punonjëse e cila tashmë ndëshkuar.
Bardhi thotë se bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhjen e tenderëve i ka vënë flakën dokumenteve, ndërkohë që SPAK nuk ndërhyn.
LEXO EDHE: Tenderat sekretë, MSH: Të hapur për organet e drejtësisë, dosjet edhe në SPAK
“Lajme të reja nga Fronti i vjedhjes me tendera sekret!
Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë!
SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javen tjetër, behu gati se do vijmë ti marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie!
Gëzuar Ditën e Drejtësisë së Rilindur!”, shkruan Bardhi./abcnews.al
LEXO EDHE: MSH replikon sërish: E-maili i publikuar nga PD pas incidentit nga një punonjëse, e ndëshkuam