“Bardhi, më emocional se çduhet”/ Gjikondi: Zhvlerëson punën e SPAK, por “i qahet” te dera!

schedule18:37 - 9 Tetor, 2024

schedule 18:37 - 9 Tetor, 2024

Juristja Brizida Gjikondi, në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News u shpreh se opozita po përdor gjithçka vetëm për të krijuar tension fals.

Sa i përket deklaratave të SPAK lidhur me mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC, se janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme, Gjikondi tha se kjo u sqarua shumë qartë nga institucioni.

Me tej shtoi se Gazmend Bardhi e bëri të bujshme, dhe se ka synuar që të zhbëjë punën e SPAK.

“Deklarimi i SPAK ka qenë shumë serioz dhe gjithëpërfshirës. Flet edhe për politikanë dhe figura të tjera publike. Zoti Bardhi bën sikur është emocional dhe shumë i acaruar kur i shkelen të drejtat, e bëri të bujshme dhe e shpërndau kudo. Të gjitha figurat publike që marrin këto mesazhe është mirë të ja lënë SPAK të hetojë dhe jo t’i shpërndajnë. Por po përdoret gjithçka për të krijuar tension fals, destabilitet. Nuk do ta përjashtoja që edhe segmente të tyre të sajonin këto gjëra për të qenë pjesë e vëmendjes. Janë ta manipuluara apo jo, ky nuk duhet të flasë për të ja lë SPAK-ut. Po këta po përpiqen të zhbëjnë punën dhe provat e SPAK, çdoherë e më shumë. Ne e dimë që SPAK ka arritur të zbërthejë sistemin signal që kanë dalë shumë prova për ngjarje të mëdha kriminale dhe këto duan të zhvlerësojnë punën e SPAK. Zoti bardhi është edhe jurist dhe e di që nuk mund të paravendosë për llojin e provave. Përderisa e ka çuar në SPAK, duhet të lë SPAK-un të flasë. Këta duan me çdo mënyrë të jenë në qendër të vëmendjes, me hir apo me pahir. Ne e pamë protestën dhe aty pashë një politikë pedofilë, djallëzore që kishte marrë fëmijë që nuk i kap ligji dhe për t’i përdorur për vandalizëm. Dhe më vjen shumë keq që shumë institucioneve që merren me fëmijët nuk folën”, u shpreh Gjikondi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!