Bardhi: Më 25 prill shqiptarët do të vendosin për të rikthyer vendin në rrugën drejt BE

schedule21:12 - 5 Nëntor, 2020

schedule 21:12 - 5 Nëntor, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi akuzon kreun e qeverisë Edi Rama si të vetmin përgjegjës për refuzimin në mënyrë të përsëritur të nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE. Bardhi thotë se shqiptarët nuk e pengojnë pengmarrjen e procesit të integrimit europian nga Edi Rama. Ai shprehet se më 25 prill shqiptarët do të vendosin për të rikthyer Shqipërinë në kursin e reformave.

“Edi Rama është përgjegjësi i vetëm pse Shqipërisë i refuzohet në mënyrë të persëritur nisja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Etja e tij për pasuri dhe pushtet të paligjshëm, skemat e njëanshme për të ndryshuar vullnetin e shqiptarëve me ligje antidemokratike janë e vetmja pengesë për Shqipërinë në Europë.

Shqiptarët nuk e meritojnë pengmarrjen 7 vjeçare të procesit të integrimit europian nga Edi Rama. Kjo nuk është është çështje e brendshme e asnjë prej vendeve anëtare të BE siç mashtron Edi Rama pas çdo dështimi për të përmbushur kushtet.

Më 25 Prill shqiptarët do të vendosin edhe për të rikthyer Shqipërinë në kursin e reformave të nevojshme që mundësojnë nisjen e shpejtë të bisedimeve dhe antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Me Edi Ramën, armik i zgjedhjeve dhe i integrimit europian, Shqipëria nuk ka të ardhme! “, shkruan Bardhi./mv.abcnews.al