Bardhi mbledh demokratët e qarkut Tiranë: Bashkitë duhet t’u kthehen qytetarëve

schedule16:41 - 25 Janar, 2020

schedule 16:41 - 25 Janar, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi gjatë një takimi me strukturat partiake të qarkut të Tiranës, kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve lokale. Ai tha se ” pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, që me votë të lirë të zgjedhin kryebashkiakun që punon për interesin e tyre dhe jo të qeverisen nga shërbëtori i radhës”.

Sipas tij, banorët e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Rrogozhinës janë më të diskriminuarit dhe më të papërfaqësuarit. “Ata drejtohen nga kryebashkiakë ilegjitimë, të votuar nga vetëm 6 përqind e elektoratit, si në rastin e Kamzës”, theksoi Bardhi.

“Megjithë presionin, kërcënimet dhe padrejtësitë, demokratët në Kamëz, Paskuqan, Vorë dhe Rrogozhinë janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, të gatshëm t’i japin Partisë Demokratike dhe opozitës energjinë e fitores.

Sëbashku po punojmë që t’u kthejmë qytetarëve të drejtën për të zgjedhur, të drejtën për të kërkuar llogari, të drejtën për të shkarkuar kryeministrin dhe kryebashkiakun që nuk mban premtimet. Pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, që me votë të lirë të zgjedhin kryebashkiakun që punon për interesin e tyre dhe jo të qeverisen nga shërbëtori i rradhës i pushtetit të kriminalizuar të Edi Ramës”, tha më tej Gazment Bardhi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!