Bardhi kërkesë Nikollës: Fut në rend dite ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore

schedule09:05 - 21 Shtator, 2023

schedule 09:05 - 21 Shtator, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në kuadër të seancës plenare të kësaj të enjtje i është drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Bardhi në kërkesën e tij kërkon që të futet në rendin e ditës ndryshimi i përbërjes së Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore.

Ndër të tjera në kërkesën dorëzuar Lindita Nikollit, Gazmend Bardhi argumenton se ndryshimi i përbërjes së komisionit vjen si domosdoshmëri, pasi në përbërje ka emra të cilët e kanë dorëzuar mandatin e deputetit me shumë se një vit më parë. Gjithashtu, ai thotë se puna në atë komision ka qenë joefiçiente.

“Për një vit e gjashtë muaj, janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme të rëndësishme për vendin”, thuhet në kërkesë.

Ndërkaq Bardhi propozon bashkëkryetar të komisionit për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashin, ndersa si anëtarë deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpetim Idrizi dhe Petrit Vasili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!