Kandidatja e Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Klomentina Drini, ka hedhur akuza kundër Gazmend Bardhit, duke deklaruar se ai ka lobuar kundër saj. Sakaq, ajo ka dhënë një mesazh për drejtuesit e Bashkisë Demokratike të Shqipërisë, për të lëshuar karriget, që të ndryshohet mënyra e drejtimit të Partisë.
Sakaq, Drini ka thënë se PD-ja është vetëm një dhe ajo e Ilir Metës.
“Unë falenderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe votuesit e mi. Falenderoj stafin tim që kanë qene suportuesit e mi, të gjithë anëtarët e Vaut të Dejës për mikëpritjen. Falenderoj të gjithë banorët e kësaj bashkie. Po ashtu i uroj suksese Kristian Shkrelit dhe uroj ta menaxhoj në mënyrën e duhur për të mirën e kësaj bashkie. Kam dhe një mesazh për drejtuesit e Bashkisë Demokratike të Shqipërisë: ‘Herë të tjera kur t’i nxirrni kandidatët, i mbështesni deri në fund dhe mos i prini në besë natën e fundit siç keni bërë gjithmonë. Kjo nuk është Partia Demokratike që duam. Partia Demokratike duhet drejtuar mbi bazën e parimeve. Është më mirë të lëshoni karriget dhe të ndryshoni mënyrën e drejtimit të Partisë Demokratike, sepse rinia ka nevojë për shpresë’.
Janë bërë ndërrime nga zoti nga Gazmend Bardhi si gjithmonë, është një nga personat që kanë lobuar kundër meje si kandidate, por rezultatin e mori dhe PD është vetëm një, nuk është ajo e Ilir Metës”, u shpreh ajo./abcnews.al