Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bardhi ironizon Ramën: Punonjësit nuk i fut dot në xhepa si lekët e tenderave

schedule17:32 - 23 Prill, 2020

schedule 17:32 - 23 Prill, 2020

Qeveria dhe opozita kanë vazhduar replikat në distancën pasi kjo e fundit ngriti shqetësimin se kriza e krijuar nga koronavirusi nuk po menaxhohet ashtu si duhet nga ana e qeverisë. Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili ironizoi qëndrimin e opozitës mbi këtë çështje.

Bardhi thotë se tabela e shumëzimit për Edi Ramën përmban leje ndërtimi, koncesione, tender dhe prona në bregdet.

Bardhi thotë se sipas të dhëna të INSTAT në Shqipëri ka rreth 1milion punonjës në sektorin privat që janë lënë jashtë nga pakete ndihmëse e qeverisë.

Lexo edhe: Opozita kërkesë qeverisë: Rishiko paketat ekonomike, prokuroria të hetojë korrupsionin

“Kur tabelën e shumëzimit e mëson si Edi Rama, duke llogaritur sa para fiton nga 1 leje ndërtimi, 1 koncesion, 1 tender, 1 pronë në bregdet, sa vota të siguron 1 kg heroinë, e ke mendjen të gënjesh për të mbuluar dështimin.

Çdo shifër e dyfishon sipas interesit politik, njësoj si çmimet e tenderave sekret. Punonjësit nuk i fut dot në xhepa si lekët e tenderave dhe as nuk i fsheh dot siç përpiqesh të bësh me dështimet e tua.

Sipas INSTAT në Shqipëri ka rreth 974 386 punonjës në sektorin privat bujqësor dhe jo bujqësor. Qeveria ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë.

Nga Surreli është vështirë të numërosh të varfërit dhe të papunët. Për të provuar dhimbjen e atyre që skanë marrë ende asnjë lek, nuk ka nevojë për makinë llogaritëse. Duhen vetëm sy, vesh dhe përgjegjshmëri në qeverisje”, shkruan Bardhi./abcnews.al

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10222284247324783&set=a.10200252705390004&type=3&theater

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!