Bardhi i përgjigjet Ramës: Rrit dozën e qetësuesve, nuk i fshihesh dot kushtit numër 5 të BE

schedule17:19 - 6 Qershor, 2020

schedule 17:19 - 6 Qershor, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përgjigjur kryeministrit Rama pasi ky i fundit tha se humbja e 2017 për ta nuk ishte as prej marrëveshjes dhe as prej integritetit të zgjedhjeve.

Në një postim të tijin në Facebook, Bardhi shkruam se Edi Rama bën mirë që të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin “pas tërheqjes nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore.”

Lexo edhe: Rama për “Zgjedhoren”: Konfirmoi se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me integritetin e zgjedhjeve

Sipas Bardhit, bashkimi i qytetarëve kundër e ka tmerruar, duke e kthyer në “një komentator qesharak, që flet me veten!”

Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, shkruan Bardhi, Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE-së  për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës.

“Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur nongrata nga SHBA,” shton ai.

Postimi i plotë:

Edi Rama bën mirë të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin pas tërheqjes me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore.

Frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten!

Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA.

PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës. Mbrëmë i çmontuam kapjen e konisoneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë!  ✌️#ditëmëtëmira /abcnews.al/