Bardhi i përgjigjet Ramës: Po tenton të marrë peng të të ardhmen europiane të Shqipërisë

schedule14:21 - 27 Tetor, 2020

schedule 14:21 - 27 Tetor, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi më herët ditën e sotme se nuk do të presin opinionin  e Komisionit të Venecia për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Ndërkohë, numri dy i demokratëve shprehet se Edi Rama nuk duhet t’i trembet ekspertizës së “Venecias”. Sipas Bardhit, Rama po tenton të marrë peng të të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të hedh në erë zgjedhjet e radhës.

LEXO EDHE: Kodi Zgjedhor, Rama: Nuk presim asnjë sekond! Opinioni i Venecias do adresohet pas 25 prillit

“Shqipëria ka detyrimin që të bëjë zgjedhje me një ligj që është në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe mbi të gjitha që është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Pasi pengoi marrjen e ekspertizës së ODIHR, Edi Rama nuk duhet t’i trembet ekspertizës së Komisionit të Venecias.

Këmbëngulja arrogante e Edi Ramës në injorimin e apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi nxjerr zbuluar Kryeministrin autokrat që për hallin e pushtetit të tij është gati t’i shpall luftë Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë!

Reforma Zgjedhore dhe zgjedhjet demokratike janë kusht për nisjen e bisedimeve të antarësimit në BE. Duke mos dëgjuar këshillën për të pritur Opinionin e Komisionit të Venecias Edi Rama po tenton të marrë peng të të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të hedh në erë zgjedhjet e rradhës”, shkruan Bardhi. g.v/abcnews.al