Bardhi i përgjigjet Ramës për takimet e Bashës: Tmerrohesh nga revolta e qytetarëve

schedule13:04 - 30 Maj, 2020

schedule 13:04 - 30 Maj, 2020

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit postoi foto nga takimi masiv i Bashës në Durrës.

Bardhi thotë se Rama tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve  që janë lënë pa asnjë ndihmë  gjatë izolimit.  Ai shkruan se propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve.

“Edi Rama nuk tmerrohet nga shndërrimi i QSUT-së në vatër infeksioni për dhjetëra pacientë, mjekë dhe infermierë.

Është fakt se sot vatra e vetme e infeksionit masiv është spitali, që duhet të ishte vendi më i sigurtë e ku masat të ishin me rigoroze.

Edi Rama nuk tmerrohet nga varfëria e shqiptarëve dhe nga papunësia masive e tyre.

Edi Rama e përdori coronavirusin për të shtypur, vjedhur dhe gënjyer qytetarët.  Është fakt se Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që vjedh me tendera sekret e koncesione për oligarkët, dhe urdhëron prishjen e Teatrit në mes të pandemisë.

Ndaj Edi Rama ka të drejtë të tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve, që i la pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbrojtje, dhe i vodhi e varfëroi edhe gjatë izolimit.

Propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve në çdo cep të vendit. Pushteti kriminal, që lë shqiptarët pa asnjë qindarkë ndihmë në ditën e tyre më të keqe, është drejt fundit”, shkruan Bardhi./abcnews.al

https://www.facebook.com/1524054689/posts/10222701799963338/?d=n

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!