Bardhi i përgjigjet kryebashkiakut të Divjakës: Grupi i PD, i vendosur ta pastrojë politikën nga persona me rekorde kriminale

schedule17:18 - 21 Korrik, 2022

schedule 17:18 - 21 Korrik, 2022

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi pas akuzave për trafikimim të qenieve njerëzore. Bardhi shprehet se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mbetet i vendosur për të pastruar politikën nga personat me rekorde kriminale.

REAGIM I GAZMENT BARDHIT

“Lexova një reagim të një trafikanti qeniesh njerëzore të denoncuar nga vetë PS dhe mu kujtua Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku në akuzat ndaj meje. Ishte e njëjta gjuhë dhe të njëjtat argumente. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit është prioritet dhe grupi parlamentar i PD ka qenë dhe do mbetet i vendosur për të pastruar politikën nga personat me rekorde kriminale. Trafikantët dhe të korruptuarit duhet të jenë në burg dhe jo në krye të institucioneve.” /abcnews.al/