Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dha leje për panele diellore në toka bujqësore/ SPAK dërgon për gjykim ish kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

schedule11:23 - 14 Korrik, 2026

schedule 11:23 - 14 Korrik, 2026

SPAK mbyll hetimet për ish kryebashkiakun e Divjakës Fredi Kokoneshi, zbret dosjen në GJKKO dhe kërkon kalimin e çështjes për gjykim.

Kokoneshi është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”, ndërsa përveç tij e njëjta akuzë i është komunikuar edhe 3 personave të tjerë, Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo.

Këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën në dhënien me qira të një siperfaqe toke 67 hektarë, që është përdorur për ndërtim të impianteve diellore.



Ishte fillimisht ish prokuroria e rrethit gjyqesor Lushnje ajo e cila regjistroi procedim penal për veprën penale “shpërdorim detyre”, ku rezultoi se Bashkia Divjakë kishte lidhur dy kontrata për dhënien me qira të një sipërfaqe toke prej 67 Ha, me objekt të investimit “ndërtim i impianteve diellore”.

Një kontratë qiraje u lidh në datë 28.06.2021 me operatorin ekonomik “AG Hpoëer & Construction” sh.p.k., për dhënien me qira të sipërfaqes prej 337.763 m², me afat shfrytëzimi 10 vjet, ndërsa kontrata tjetëe u lidh në datë 28.06.2021 me operatorin ekonomik “Intex” sh.p.k., për dhënien me qira të sipërfaqes prej 33.763 m², me afat shfrytëzimi 10 vjet.

Çështja më vonë kaloi pranë Prokurorisë së Posaccme si organ kompetent për të hetuar zyrtarin Kokoneshi, teksa nga shqyrtimi i akteve shkresore rezultoi se pasuritë e dhëna me qira pjesë e kontratave të mësipërme, më parë ishin të regjistruara pranë ASHK-së në pronësi të shtetit si tokë bujqësore.

Bashkia Divjakë sipas burimeve, me shkresën nr.821 datë 02.03.2021, i është drejtuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me kërkesë për ndryshimin e kategorisë, bonitetit të tokës, nga tokë bujqësore në tokë “pa fryt” me qëllim ndërtimin e impianteve diellore.

Çështja tashmë ka zbritur në shkallën e parë të gjyqësorit dhe pritet të hidhet shorti për të përcaktuar gjyqtarin e hetimit paraprak, i cili do marrë në shqyrtim këtë kerkesë të organit të akuzës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!