Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministri Sali Berisha, se do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar, pavarësisht se nuk është i ftuar.
Në reagimin e tij Bardhi shkruan se askush nuk duhet t’i imponohet vendimit të Grupit parlamentar.
Sipas tij çdo sjellje e imponuar nuk është e pranueshme dhe demokratike.
Postimi i Bardhit:
Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.
Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet.
Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa pyet dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike
/Abcnews.al/