Bardhi i akuzoi se bashkuan votat me Ramën, reagon Murrizi: Nuk kam votuar marrëveshjen tënde të pistë

schedule17:01 - 6 Maj, 2022

schedule 17:01 - 6 Maj, 2022

Gazment Bardhi përmes një reagimi në Facebook i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berish, i cili e cilësoi rikthimin e ish-deputetit Myslym Murrizi dhe Rudia Hajdarit si të merituar.

Bardhi ka akuzuar Murrizin dhe Hajdarin bashkuan votat me Edi Ramën për të hequr koalicionet dhe për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit, duke i hequr fitoren PD-së në këtë mënyrë.

“Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi nuk dëmtuan interesin e PD.”. Gënjeshtër. Sali Berisha e di shumë mirë që po mashtron demokratët. Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi ishin deputetët që bashkuan votat me Edi Ramën për të hequr koalicionet, për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit, duke i hequr fitoren PD dhe duke i dhuruar Edi Ramës mandatin e tretë’, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit: 

Dy gënjeshtra të mëdha të Sali Berishës që duhen çmontuar.
GËNJESHTRA E PARË
“Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi nuk dëmtuan interesin e PD.”. Gënjeshtër. Sali Berisha e di shumë mirë që po mashtron demokratët. Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi ishin deputetët që bashkuan votat me Edi Ramën për të hequr koalicionet, për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit, duke i hequr fitoren PD dhe duke i dhuruar Edi Ramës mandatin e tretë.
GËNJESHTRA E DYTË
“Komisioni Hetimor për masakrën zgjedhore u shua, sepse u kërkua hetimi i ngjarjes së Elbasanit”. GËNJESHTËR! Dokumentet parlamentare provojnë se Komisioni Hetimor u bllokua nga Partia Socialiste. Edi Rama rrëzoi planin e hetimit duke bllokuar punën e Komisionit dhe duke mos lejuar zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit.
Ngjarja e Elbasanit padyshim që është një ngjarje e rëndë, sa kohë një qytetar mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën. Ajo ngjarje po hetohet nga drejtësia dhe unë kam qenë dhe mbetem i vendosur që ajo ngjarje të hetohet plotësisht, me paanësi dhe profesionalizëm.
Ngjarja e Elbasanit nuk është ngjarja e Gerdecit, ku mbetën të vrarë 26 qytetarë, nga babëzia e familjarëve të Sali Berishës për të nxjerrë para të pista nga kudo. Ngjarja e Elbasanit ishte pasojë e një beteje të pabarabartë mes demokratëve që luftonin për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe bandave të Edi Ramës që terrorizonin qytetarët për të vjedhur zgjedhjet. Koha i dha të drejtë Partisë Demokratike, se në Elbasan krimi i organizuar ishte përfshirë në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste dhe po blinte vota për llogari të pushtetit të Edi Ramës.
Pas heshtjes së Sali Berishës për konstatimin e SHBA se krimi i organizuar kishte blerë vota për llogari të Edi Ramës në qarkun Elbasan dhe Tiranë, akti i sotëm i marrjes në mbrojtje të bandave të Elbasanit, duke amnistuar Taulant Ballën e Edi Ramën dhe përgjegjësinë e tyre në ngjarjen e Elbasanit, është prova e qartë se Sali Berisha i ka shpallur luftë demokratëve, jo bandës në pushtet.
Me qendrimin e sotëm për ngjarjen e Elbasanit, Sali Berisha vetëm sa amnistoi krimin e bandave të Edi Ramës dhe Taulant Ballës për t’u vjedhur fitoren demokratëve. Kjo është hera e dytë që Sali Berisha qendron në krah të bandave të Elbasanit. Për herë të parë e bëri, kur e ftova publikisht të dënojë përfshirjen e bandave në procesin e brendshëm të PD për të mbledhur firma për 11 dhjetorin. Atëherë heshti si fija e barit!!! Sot e kuptojme te gjithe pse heshti! Sot ai amnistoi bandat e Elbasanit! Amnistoi edhe krimet e Edi Rames me zgjedhjet!
Atyre që sot Sali Berisha u duket shpëtimtar, shumë shpejt do ta kuptojnë se ngjitja e tij në krye të PD-së nuk ka lidhje as me sjelljen e demokratëve në pushtet, as me një betejë të vërtetë opozitare kundër Edi Ramës! Ka lidhje vetëm me hallin e tij për vdekjen e 26 qytetarëve të pafajshëm në Gërdec, për shkak të babëzisë së familjarëve të tij për tu pasuruar në kurriz të jetës dhe shëndetit të shqiptarëve.

Akuzave të Bardhit i është përgjigjur menjëherë deputeti Myslym Murrizi, i cili e cilëson të pavërtetë akuzën e tij.  Murrizi ka kërkuar transparencë, duke thënë se le të marrin të gjitha procesverbalet dhe të shikojnë si ai ka votuar gjatë kohës që ishte deputet në Parlamentin shqiptar.

“Nuk kam votuar as marreveshjen tende te piste te 5 qershorit as kodin zghedhor te Gjiknurit pas ndryshimeve Kushtetuese. Kam votuar ndryshimet Kushtetuese per LISTA TE HAPURA DHE PRAG KOMBETAR 1 % e do ti votoja perseri po te isha deputet, sepse jam kundra emerimit te deputeteve nga mender kryetar e spurdhjak sekretar si soj yt”, shkruan Murrizi në Facebook.

Lexo edhe: Berisha: Alibeaj sillet si ministër i Ramës, Murrizi dhe Hajdari e meritonin rikthimin

Postimi i plotë i Myslim Murrizit: 

Nje kujtes per Garz Bardhat dhe sivllezer e simotrat e kesaj kategorie qe perfaqesojne nje sekt perversesh te shoqerise dhe nje grusht funderrinash ne politike dhe PD
Nga shkurti 2019 deri ne seancen e fundit te korrikur 2021 shko kerko tek drejtoria e seancave dhe me gjej nje ligj te mazhorances qe kam votuar dhe publikoje e mos u bej siç je ne fakt ne fb
Kam votuar vetem ligjet e reformes ne drejtesi dhe ratifikimet e marreveshjeve nderkombetare dhe blerjet e vaksinave
Nuk kam votuar as marreveshjen tende te piste te 5 qershorit as kodin zghedhor te gjiknurit pas ndryshimeve Kushtetuese
Kam votuar ndryshimet Kushtetuese per LISTA TE HAPURA DHE PRAG KOMBETAR 1 % e do ti votoja perseri po te isha deputet, sepse jam kundra emerimit te deputeteve nga mender kryetar e spurdhjak sekretar si soj yt
Jam krenar qe fitova ne Gjykate Kushtetuese dhe rrezova heresin e ndyre te gjiknurit te dakordesuar me lulin dhe ju zj Garze qe jo vetem nuk i ankimuat ne Gjykate Kushtetuese por lobuat qe te rrezonit kerkesen time
Edhe prishjen e koalicioneve ne Kushtetute ,ishte pazar i juaj me Ramen per ti hequr mundesine partive te vogla qe mund te grupoheshin bashke e per ti detyruar kr e tyre te pranonin çdo renditje tek lista e PD siç ndodhi me Nard Ndoken,se ndryshe pse nuk e ankimuat ne Gjykate Kushtetuese????
Prishjen e koalicinove e keni patur pazar te 5 qershorit per te shuar lsi dhe denglat shiti atyre qe te lepihen jo mua se di çdo pazar te piste te lulit
Do te kembengul kudo dhe ne çdo ambjent politik qe Shqiptaret te zgjedhin me vote DEPUTETET e Tyre ,qe te mos kete me ne Kuvend mostra e funderrina qe kane emra burash e veshin fustane, heqin vetullat dhe lyejne buzet, sepse une besoj ne ZOT dhe e kam te shenjte FAMILJEN
Thuaj edhe Gjekmarkajt e Alibejes meqenese njeri eshte tani e tjetri ishte zevendes i Lindites qe te marin dhe te zbardhin te gjitha proçesverbalet e çdo seance e te shikojme si kam votuar une
Meri garze meri ,dhe kur te gjesh kohe lexoi e plasi syte e pastaj bej si kone zonjash ne fb se devijacione te ndyre te rraces njerezore si fytyra jote nuk me perbaltim e nuk me bejne dot pale me ps me rilindjen e ramen
Bile kerko edhe tek prokurimet publike garze dhe shif e verifiko per 30 vjet rresht a kam mar ndonje lek nga parat publike????
Nese gjen nje tender si ato qe kane mare ato qe ke patur neper lista ti dhe luli, publikoi
Shif edhe per leje ndertimi garze se nuk late kazan pa lepire ne kohen qe mbajta mandatin si ti dhe lyli e nje grusht plehrash se e mbajta mandatin per nje leje pallati
Gjeje nje leje te firmes MURRIZI ne Tirane dhe publikoje pervers i ndyre, dhe mashtrues ordiner qe thoje nuk po blindojme PD por po rregullojme zyrat me krevat
Une kam 32 vjet ne politik dhe nuk kam asnje vendim gjykate te jem denuar si shpifes e i paftyre siç jeni denuar ju lyli e plot tabake nga soj juaj
Per te ndryshuar KUSHTETUTEN per mire dhe per me shume demokraci e qe te kete vlere vota e Shqiptareve per te zgjedhur Deputet, KR Bashkie, apo keshilltare do ta bashkoja voten me çdo parti politike po te me jepej mundesia bile edhe me enverin e enveriste te konvertuar ne mender demutkrat interesi si soj yt dhe lyli
Ndersa per te prishur Kushtetuten siç ka bere PD dhe lyli ne prill 2008, se ti ke qene ne ps atehere, nuk do ta beja kurre./abcnews.al/ 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!