Prokuroria e Posaçme nuk ka regjistruar kallëzimin e Olsi Ramës për akuzën e kallëzimit të rreme ndaj Gazmend Bardhit, pas akuzave publike të këtij të fundit për përfshirje të vëllait të kryeministrit në grupin e trafikut të kokainës se Xibrakës. SPAK e argumentoi këtë mos regjistrim me faktin se sipas tij Gazment Bardhi deri më tani nuk ka depozituar ndonjë kallëzim në drejtim të Olsi Ramës.
Lidhur me këtë situatë, ka folur shkurtimisht në “Tirana Live” dhe juristi Romeo Kara, i cili ka deklaruar se Bardhi nuk bërë kallëzim.
Ai ka theksuar se SPAK duhet ta thërras Bardhin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan më datën 9 prill dhe për paligjshmërinë që ka kryer.
“Jam shprehu gjatë për Zotin Bardhi dhe pse nuk e kam fokusin tim në politika të këtij niveli. Në radhë të parë SPAK-u duhet ta thërrasë zotin Bardhi për krimin në Elbasan dhe për paligjshmëritë e rënda penale në lidhje me strukturat e mbrojtjes së votës që përfunduan me gjakderdhje në vitin 2021. E dyta, nuk e kam parë kallëzimin, po nëse i është kallëzim i shkruar me fakte dhe prova, nuk mund të refuzohet dhe të mos quhet kallëzim. Nëse i është refuzuar në këtë mënyrë, ai ka të drejtë ta kërkojë në gjykatë, por nuk besoj në qendrimet e tij politike.
Nuk mendoj që zoti Bardhi meriton sekondat e emisionit tuaj, se është një person që nuk ka vlerë”, tha ndër të tjera Kara./abcnews.al