Sekretari i Përgjitshëm i PD, Gazment Bardhi përmes një video tregon sipas tij pse kryeministri Rama nuk e lufton dot krimin.
Numri dy i demokratëve thekson se Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar.
Meszhi i plotë:
Krimin nuk e lufton dot ai që e përfshiu në çdo segment të qeverisjes së tij, si dhe e mbështeti edhe duke mohuar aktivitetin në rritje dhe forcimim e krimit të organizuar.
Edi Rama është përgjegjësi kryesor për kriminalizimin e politikës dhe korrupsionin. Të pandëshkuarit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri janë qeveritarët dhe bashkiakët e Rilindjes.
Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën: Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik tendera, koncesione dhe pasuri publike.
/abcnews.al