Në një realitet të ri të opozitës, pa Sali Berishën mes tyre, Gazment Bardhi kërkon që të rrëzojë murrin bllokues në Parlament dhe rikthim tek rruga e dialogut me maxhorancën.
Këtë të hënë, Gamzment Bardhi i ka nisur një letër-kërkesë Presidentit të vendit, përmes së cilës kërkon rrugën e dialogut.
Mjeti është ligji i ri për Komisionet hetimore, i miratuar vetëm nga socialistët më 21 dhjetor, në mes të kaosit e tymyesve të opozitës.
Përmes letrës, Bardhi i kërkon Presidentit Begaj që ta kthejë ligjin në Kuvend, si një mundësi, për të nisur një dialog me maxhorancën dhe për ti dhënë fund kaosit të nisur prej fillimit të tetorit.
“Hyrja në fuqi e këtij ligji, që në mënyrë antikushtetuese nuk lejon kontrollin efektiv parlamentar nga ana e pakicës, do të minonte çdo mundësi dialogu mes palëve politike në Parlament, për gjetjen e një zgjidhje mbi situatën e krijuar”
Në këtë kërkesë, Bardhi i kërkon kreut të shtetit, që të luaj rolin e ndermjetësit për të afruar dy palët.
“Kreu i shtetit si përfaqësues i unitetit të popullit, duhet të luaj rolin e tij kushtetues, për të nxitur dhe mundësuar dialogun politik mes palëve, ku përfshihet edhe diskutimi dhe miratim konsensual i ndryshimeve në ligjin për Komisionet Hetimore”.
Presidenti ka afat deri më 19 janar, për t’u shprehur me dekret. A do të mund të shërbejnë kthimi i mundëshëm i ligjit nga ana e tij, një mjet për të ulur maxhorancën dhe opozitën, në një tryezë dialogu, e për t’i dhënë fund kaosit në parlament? A është izolimi i Berishës, një mundësi në dorë të Gazment Bardhit, për të nisur një politikë të re në raport me maxhorancën dhe Parlamentin? Duket se aktualisht, në kushtet kur Bardhi mban ende postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, ai ka në dorë, një kurs të ri opozite, të paktën në Parlament./abcnews.al