Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, këtë të shtunë në mbledhjen me grupin parlamentar ka kërkuar nga kryedemokrati Lulzim Basha që të tërhiqet nga posti i tij.
Gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije se Bardhi në fjalën e tij është shprehur se në këtë situatë që ndodhet partia, hapi pas i Bashës është dhe vendimi i duhur, dhe kishte për këtë është që Berisha të mos rikthehet në krye të PD-së.
Gjithashtu bardhi në fjalën e tij ka mbështetur propozimin e deputetit Dashnor Sula për krijimin e një komisioni të posaçëm që do të zgjidhë dhe ngërçin e krijuar në PD.
“Vendimin e 9 shtatorit e mbështes sa të kem frymë jo për shkak të karriges të askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Për shkak të atij vendimi partisë iu shpall lufte. Jemi në gjendje lufte dhe po e dëmton PD-në në sytë e opinionit publik. Për të ndalur gërryerjen e partisë, e vlerësoj qëndrimin tuaj për t’u vendosur në dispozicion te grupit dhe kryesisë për të gjetur një zgjidhje.
LEXO EDHE: A do të largohet Basha? Alibeaj dhe Tabaku, kërkojnë tërheqjen e kryedemokratit
Një hap pas i juaji që merr me vete edhe Sali Berishën, i hap rrugën një procesi bashkimi është shansi i vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Ne nuk mund te improvizojmë. Sepse rrezikojmë të copëzohemi akoma me shumë. Këtu jemi pak”, ka thënë ai.
Edhe me ata që janë jashtë jemi pak, pra na duhet që të dimë hapin A, B dhe C. Mundësinë për të fituar demokratët në 2023 ia japim duke parë interesin e PD-së. Hap pas pa bërë kthim pas, sepse kështu nuk shkojmë askund. Na duhet të gjejmë një zgjidhje të plotë, jo të pjesshme. Ajo që propozon Dashi duhet të marrë dhe miratimin e palës tjetër. Na duhet një zgjidhje që qetëson demokratët, se jemi në gjendje lufte dhe qe i bën bashkë demokratët. Pra, vendimi për Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Këtu kemi qenë të gjithë dhe e kemi mbështetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund te jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet te jete e plote, afatgjate. Është një rrugë për t’u testuar për të sjelle demokratet në pushtet”, ka thënë Bardhi.