“Bardheblutë” për fitore evropiane, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Tirana-Dinamo Batumi

schedule19:04 - 13 Korrik, 2023

schedule 19:04 - 13 Korrik, 2023

Në më pak se 1 orë, “bardheblutë” e Tiranës do të përballen në “mitikun”, “Air Albania”, me nënkampionët e Gjeorgjisë, Dinamo Batumi, në sfidën e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Conference League.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Orges Shehi ka vendosur t’i rreshtojë “bardheblutë” e tij, me formulën 4-4-2, ku në portë është vendosur Selmani. Në krahët e mbrojtjes janë Mici e Hoxhallari, me qendrën që mbulohet nga Hila dhe kapiteni Najdovski. Në qendër të mesfushës janë pozicionuar Jonuzi dhe Ardit Deliu, me Albi Dokën dhe Liridon Latifin, që do të ndihmojnë nga krahët. Përsa i përket sulmit, reparti ofensiv do të përbehet nga “bomberat”, Kristal Abazaj e Florent Hasani.

Në krahun tjetër, tekniku Gia Geguchazde ka rreshtuar djemtë e tij me formulën 4-2-3-1. Në portë është Chichkan e para tij Giorbelidze, Balic, Kobakhidze e Mamuchashvili. Para mbrojtjes vendosen Lytvynenko e Teidi, ndërsa reparti ofensiv plotësohet nga Jakobsen, Zaria, Tsitaishvili e Flamarion, me këtë të fundit, që është pozicionuar në i vetëm në majën e sulmit. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!