Pas përfundimit të sfidës, Kukësi-Dinamo City, pasditen e kësaj të diele do të zhvillohen edhe dy sfida të tjera, të vlefshme për javën e 12 të Kategorisë Superiore, ku njëra prej tyre është përballja, Skënderbeu-Tirana.
“Korçarët” duan të kthehen përsëri në katërshen e parë, teksa kanë ngadalësuar hapin në javët e fundit, ashtu si edhe Tirana e cila për momentin renditet në zonën e rëndësishme të kampionatit, mirwpo “bardhebluve” u duhet një fitore që të mos lejojnë shkëputjen e ekipeve që kanë para tyre, Egnatian dhe Partizanin.
Formacionet zyrtare:
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Dumfur, Frashëri, Rabiu, Peçani, Shaqe, Liço, Rashica, Nikaj.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
TIRANA: Kozi, Najdovski, Përgjoni, Hoxhallari, Meta, Haxhiu, Jonuzi, Hila, Lushkja, Hasani, Kaina.
Trajner: Julian Ahmataj /i.m /abcnews.al