Në orën 14:00, “bardheblutë” e Tiranës do të presinë në “shtëpinë” e tyre, “Selman Stërmasi”, “bardhezinjtë” e Laçit, në përballjen e fundit të vlefshme për javëtn e 7-të të Kategorisë Superiore, ku në fushën e blertë pritet një “luftë” e vërtetë për 3 pikët.
Orges Shehi nuk ka surprizuar aspak me formacionin titullar, ku në portë është vendosur kapiteni Iljon Lika. Në mbrojtje tekniku “bardheblu” ka vendosur ta nisë me Hoxhallarin, pavarësisht se ish-kapiteni ka një numër të lartë kartonash. Përsa i përket pjesës tjetër, në mesfushë janë Deliu, Jonuzi, Përgjoni e Latifi, ndërsa sulmi përbëhet nga “bomberi” kosovar, Florent Hasani dhe braziliani Kaina.
Në krahun tjetër, tekniku Mirel Josa është gati për “debutimin” e tij të dytë në stolin e “kurbinasve”, teksa ka qenë para 1 viti e gjysëm, trajneri i tyre. Në përballjen e sotme, “strategu” i Superiores i ka vendosur të gjithë titullarët e zakonshëm në formacionin bazë, teksa pritet të “mbështet” fort te puna e palodhur e “gardianit” Dajsinani dhe “bomberit” anglez, Ronald Sobowale.
Formacionet zyrtare:
TIRANA: Lika, Najdovski, Lulaj, Hoxhallari, Doka, Deliu, Jonuzi, Përgjoni, Latifi, Hasani, Kaina.
Trajner: Orges Shehi
LAÇI: Dajsinani, Kurti, Dajko, Zhunior, Qato, Manellari, Kryeziu, Ujka, Tresa, Melo, Sobowale.
Trajner: Mirel Josa /i.m /abcnews.al