Bardh Spahia: Po fshihet realiteti, tamponët e marrë dje në Shkodër nuk janë analizuar

schedule13:31 - 15 Prill, 2020

schedule 13:31 - 15 Prill, 2020

Ish-deputeti iPD-së, Bardh Saphia ka akuzuar se tamponet e marrë dje në Shkodër, nuk janë analizuar.

Spahia përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ministria po fsheh realitetin dhe mos analizimi i tamponëve ët marër në Shkodër po bëhet për të mbajtur shifrën e të infektuarve në nivelin që do Rama.

Ndër të tjera në postimin e tij ai thekson se Rama po luan me shëndetin e qytetarëve, posacërisht të shkodranëve, duke e shndërruar këtë sfidë me COVID-19 në një betejë të sëmurë personale për manipulim shifrash.

Postimi i plotë:

PSE NUK ANALIZOHEN TAMPONET E SHKODRES ?

Fshehja e të infektuarve është një akt kriminal, i përsëritur e koha po tregon se nuk është rastësi! Edi Rama po luan me shëndetin e qytetarëve, posacërisht të shkodranëve, duke e shndërruar këtë sfidë me COVID-19 në një betejë të sëmurë personale për manipulim shifrash.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se Shkodra është në të njëjtat shifra të infektuarish, 71. Dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra! Kjo për të mbajtur shifrat në nivelin që do Edi Rama, duke fshehur realitetin.

A ka më monstruoze se kjo? Si mund të lejohen persona të infektuar të sillen normalisht, potencialisht duke infektuar të tjerë, familjarë a kolegë, vetëm sepse Edi Ramës nuk i pëlqejnë shifrat në rritje, sic po ndodh edhe me fqinjët tanë? Si mund të fshihet një virus i tillë, në vend që të gjurmohet, frenohet e trajtohet? Filozofia e fasadës që ka përdorur prej ditës së parë kur ka hyrë në politikë, rrezikon jetë në këtë situatë! Është papërgjegjshmëri kriminale!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!