Bardh Spahia: Kur Edi Rama del enkas për të qarë veç hallin e vet!

schedule00:30 - 28 Maj, 2020

schedule 00:30 - 28 Maj, 2020

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia me anë të një statusi në “Facebook” ka kritikuar kryeministrin Rama për situatën e pandemisë. Sipas tij Rama duhet të bëjë transparencë për fondet që u përdorën për pandeminë si dhe të deklarojë numrin e personave që kanë humbur punën për shkak të koromavirisurit.

Statusi i plotë:

Mbi 10 javë izolim dhe në atë që e quan daljen e fundit publike, në vend të një bilanci, del e vetëmburret dhe qurravitet se nuk e paskan kuptuar se sa shumë paska bërë për shqiptarët në kohën e Covid-it! Pra pas mbi 10 javësh, shqiptarët duhet të dëgjojnë “hallin” e kryeministrit se si e paskan kritikuar e sharë. Problemi i këtij vendi qenka gjendja emocionale e kryeministrit! Se cfarë bëri për shqiptarët, për të mos merituar kritikat, denoncimet apo edhe mallkimet, këtë nuk e thotë! Minimumi pasi i izoloi për mbi 10 javë duhet të bëjë transparencë:

– Sa ishte fondi që u përdor në këto 10 javë për të përballuar epideminë?

– Cfarë shkoi mirë e cfarë keq në drejtim të mbrojtjes së personelit shëndetësor, që ishte në vijën e parë të përballjes me virusin?

– Sa ishte fondi (përfshi pajisjet mjekësore)i dhuruar nga institucione ndërkombëtare?

– Cfarë u ble konkretisht për nevoja të përballimit të epidemisë e me cfarë cmimi?

– Si rezultoi kostoja e heqjes së shërbimit të mjekëve të familjes dhe e specialistëve në javët e izolimit total?

– Sa qytetarë humbën vendet e punës e a ka një projeksion se sa do e humbin në javët në vazhdim?

– Cila është strategjia e qeverisë për të rikuperuar këto vende pune?

– Sa është numri i bizneseve, në fshat e qytet që patën rrënim të aktivitetit për shkak të ndërprerjes së tij?

– Sa është numri i bizneseve që do ndihmohen konkretisht?

– Ku është paketa e tretë e ndihmës, që vendet e tjera e kanë dhënë prej ditësh?

– Sa është projeksioni i qeverisë për rënien ekonomike dhe a ka një strategji për ta tejkaluar në planin afatmesëm apo afatgjatë?

– Pra, cfarë bilanci tjetër ka përvec tenderave sekretë me cmime stratosferike për të cilët refuzon të bëjë transparencë edhe pse ka përdorur taksat e shqiptarëve?

– Cfarë bilanci tjetër ka përvec shkatërrimit natën të teatrit kombëtar, fiks sic Enver Hoxha shkatërroi me dinamit po natën godinën e bashkisë së Tiranës, aty ku sot ndodhet muzeu kombëtar?

Asnjë përgjigje për këto, se janë hallet e shqiptarëve, por jo të Edi Ramës. Por ka të drejtë që ndihet si viktimë. Ua dha shembullin konkret në ditët më të vështira shqiptarëve se nuk u bëhet vonë për ta. Dhe nuk kanë për ta harruar! Kjo është pak por e sigurtë!