Barcelonës nuk i del inati, katalanasit do të ankohen në UEFA për gjyqtarin e ndeshjes

schedule10:45 - 5 Tetor, 2022

schedule 10:45 - 5 Tetor, 2022

Barcelonës nuk i del inati pas humbjes me Interin në Champions League mbrëmjen e djeshme. Goli i Pedrit u anuluar për prekje me dorë nga Ansu Fati, ndërsa prekja me dore e topit në zonë nga Dumfries nuk u dha penallti për blaugranat.

Vendime këto që kanë “çmendur” katalanasit të cilët kërkojnë shpjegime nga gjyqtari për rastet e kontestuara.

Tashmë, sipas gazetarit Miquel Blazquez, skuadra spanjolle ka vendosur të kërkojë drejtësi dhe ka përgatitur një ankesë formale për ta dërguar në UEFA ndaj gjyqtarit Slavko Vincic.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!