Barcelonës i pranohet kërkesa, ka 15 ditë kohë për zëvendësuesin e Dembele

schedule12:43 - 17 Shkurt, 2020

schedule 12:43 - 17 Shkurt, 2020

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, u operua me sukses në këmbë dhe tashmë është zyrtare që do të mungojë për gjatë muaj. Një humbje e madhe kjo për katalanasit në pjesën më të rëndësishme të sezonit, duke kujtuar këtu dhe dëmtimin e Luis Suarezit.

Një lajm i mirë ka ardhur për tifozët e Barcelonës, pasi gazetari spanjoll, Alfredo Martinez, ka konfirmuar se La Liga i ka dhënë 15 ditë afat klubit blaugrana për të zëvendësuar sulmuesin francez. Tashmë mbetet të vendoset se kush do të jetë i përzgjedhuri nga ana e Barcelonës brenda afatit kohor.

Emri më i lakuar deri më tani është sulmuesi i Levantes, Roger Marti. 29-vjeçari i përmbush kushtet e vendosura nga Federata Spanjolle sepse luan në të njëjtën kampionat. Ai shikohet nga drejtuesit e Barçës si një alternativë shumë e mirë pasi në 23 ndeshje ai ka shënuar 10 gola në kampionat. /abcnews.al

 

Roger Marti

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!