Sërish protesta në Barcelonë ku mbështetësit e pavarësisë së Katalonjës protestojnë kundër takimit të këshillit të ministrave që synon të vendosë për vazhdimin e dialogut me Madridin.
Disa mbështetës të pavarësisë së Katalonjës, të krahut radikal kanë bllokuar rrugët që nga orët e para të mëngjesit të së premtes. Në Barcelonë do të mbahet dhe një mbledhje e këshillit të ministrave. Një eveniment që shumë mbështetës të pavarësisë e shohin si një provokim duke vendosur kështu të protestojnë. Një manifestim edhe më i madh është programuar për në orët e pasdites nga më shumë se 20 organizata separatist me sloganin: të rrëzojmë qeverinë.
Protesta është dhe kundër rifillimit të dialogut të vendosur një ditë më parë gjatë një takimi mes kryeministrit dhe presidentit pro pavarësisë Kuim Tora. Për këtë arsye manifestuesit u mblodhën para ndërtesës ku pritet dhe të zhvillohet takimi i Këshillit të Ministrave./abcnews.al