Skuadra e Barcelonës zhgënjeu në transfertën e Lyon pasi barazoi me shifrat 0-0. Trajneri Valverde nuk u shpreh i shqetësuar për këtë rezultat dhe është i bindur që skuadra e tij do të fitojë në ndeshjen e kthimit.
Barcelona zhgënjen në transfertën e Lyon. Katalanasit nuk shkuan më shumë se një barazim në një takim, ku në letër cilësoheshin si favoritë. Leo Messi lëshoi kërcënimin e parë në portën e Lyon nga goditja e dënimit, por topi shkon jashtë kuadradit.
Pak minuta më pas janë vendasit që i afrohen golit, por devijimi i Ter Stegen është vendimtar me topin që ndalet në shtylle duke i mohuar golin francezëve. Në minutën e 16, kapiteni i Barcelones, Lionel Messi u gjend i lirë në zonë, por e pati të pamundur të realizonte.
Në fundin e pjesës së parë, Dembele i afrohet golit, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Në minutën e 62, Suarez asistohet nga Messi, por nuk e kontrollon mirë topin duke shpërdoruar një rast të mire. Uruguajani nuk shënon në Champions League që prej vitit 2015 kunder Romës.
E thënë ndryshe plot 1927 minuta pa shënuar. Në minutat e mbetura nuk ka ndryshim rezultati edhe pse Barcelona krijoi shumë raste të pastra shënimi. Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde është i bindur që skuadra e tij do të sigurojë kualifikimin në Kamp Nou. Ndër të tjera trajneri spanjoll foli edhe për momentin e vështirë që po kalon Suarez.
“Rezultati 0-0 nuk është më i miri që mund të merrnim në këtë takim. Besoj që në ndeshjen e kthimit në Kamp Nou do të sigurojmë kualifikimin. Kontrolluam të gjithë ndeshjen dhe meritonim fitoren, por ky është futbolli. Nuk jam i shqetësuar për formëm e Luis Suarez. Ai ka krijuar raste për gol, por nuk ka shënuar. E këshilloj që mos jetë nën presion dhe të luajë i qetë”, tha trajneri i Barcelonës, Ernesto Valvere./abcnews.al