Barcelona vendos, zhvillohen sot zgjedhjet për president të klubit

schedule08:35 - 7 Mars, 2021

schedule 08:35 - 7 Mars, 2021

Këtë të diel, 7 Mars, mbahen zgjedhjet për presidencën e Barças, në të cilat për herë të parë do të ketë 6 qendra votimi të shpërndara në të gjithë Katalonjën dhe Andorrën dhe në të cilat, për herë të parë, anëtarët e klubit do të jenë qenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar me postë.

Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa janë kandidatët për t’u bërë presidenti i 42-të në historinë e Barçës në zgjedhjet e kushtëzuara nga pandemia e Covid-19. Lista përfundimtare zgjedhore përbëhet nga gjithsej 110,290 anëtarë me të drejtë vote. Anëtarët, që plotësojnë kushtet e mëposhtme janë votues.

 

Votuesit duhet të jenë në moshë mbi 18 vjeç, të kenë të paktën 1 vit kohë si anëtarë të Barçës, të mos jenë pezulluar kurrë në këtë pozicion dhe emri i tyre duhet të jetë në listë. Do të votohet në Barcelonë (Camp Nou dhe Palau Blaugrana), si dhe në Girona, Tarragona, Tortosa dhe Andorra.

 

Joan Laporta, që e ka drejtuar edhe më parë klubin blaugrana është favorit për të triumfuar në këto zgjedhje, që e gjejnë klubin në një rinovim total nga ana sportive dhe në një krizë të thellë financiare, pa harruar skandalet e pamasa të presidencës Bartomeu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!