Sipas gazetës kazake Championat, Barcelona i ka vënë sytë mbi Arsen Zakharyan. Klubi katalanas vazhdon me idenë e rinovimit të skuadrës dhe kërkimi i vlerave të reja është misioni kryesor i klubit.
Futbollisti i Dinamo Moscow ka qenë në axhendën e blaugranave për një kohë të gjatë dhe disa pjesëtarë të klubit tashmë kanë udhëtuar në Rusi për ta vëzhguar futbollistin nga afër.
Barça ka kontakte me klubin kazak, i cili sot nuk është i gatshëm të negociojë dhe i referohet klauzolës prej 12 milion eurosh. Për më tepër, kjo shifër do të rritet verën e ardhshme me 3 milion euro, kështu që koha mund të jetë një shenjë dalluese për mbylljen e operacionit. /abcnews.al/