Barcelona tërhiqet nga insistimi i Milanit, kuqezinjtë duan edhe shokun e Berishës

schedule19:33 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 19:33 - 30 Dhjetor, 2019

Jean-Clair Todibo është objektivi kryesor i Milanit për repartin e mbrojtjes dhe negociatat me Barcelonën janë në rrugë të mbarë. Milannews.it raporton se dy klubet kanë arritur akordin për huazimin me detyrim blerje për shumën e 20 milionë eurove.

Spanjollët pretendonin për përfshirjen e një klauzole riblerje, por në fund ka fituar insistimi i kuqezinjve dhe kjo klauzolë nuk është përfshirë. Tani mbetet të bindet lojtari, për të cilin interesohen Manchester United, Everton dhe Bayern Leverkusen.

Maldini dhe Boban po negociojnë me agjentët e 20-vjeçarit francez dhe shumë shpejt pritet akordi përfundimtar. Ekipi italian po tenton edhe një sulmues. Polaku Piatek është drejt largimit dhe kërkohet një zëvendësues i Ibrahimovic.

Emri i fundit që ka dalë në skenë është Andrea Petagna, sulmuesi i Spal. 24-vjeçari është një emër i njohur në Milanello. Petagna ka qenë pjesë e moshave të Milanit, ndërsa në ekipin e parë debutoi në Serie A dhe Champions League që në moshë të re, respektivisht 17 dhe 18 vjeç. /abcnews.al

 

Jean-Clair Todibo

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!