Barcelona konfirmon momentin e shkëlqyer dhe e bën këtë me prepotencë.
Skuadra “blaugrana” vijo strishën e rezultatve pozitive, duke dhuruar një festival golash në suksesin 7-1 kundër Valnecia në javën e 21 të La Liga.
Rezultati tregon qartë dominimin e të besuarve të Hansi Flik, që e vranë garën me pesë gola që në pjesën e parë.
Vetëm tre minuta dhe De Jong hapi serinë e golave, ndërsa më pas Ferran Torres, Rafinja dhe dy herë i riu Lopez, arshivuan përparan pushimit fitoren e të zotëve të shtëpisë.
Me nisjen e fraksionit të dytë, Valencia provoi të zbuste humbjen, duke ngushtuar diferencën me Hugo Duro.
Por shpresat e miqve, të paktën për një humbje me dinjitet u shuan shpejt.
Në goleadën e Barcelonës nuk mund të mungonte Levandovski.
Sulmuesi polak shënoi golin e gjashtë për skuadrën e tij.
Fati i ndeshjes dhe fitorja e madhe blaugrana u vulos në minutën e 77-të me autogolin e Tarrega.
Me këtë sukses Barcelona ngjitet në kuotën e 42 pikëve në vendin e tretë të renditjes, me 3 pikë më pak se Atletiko i vendit të dytë dhe 7 larg kryesuesëve dhe rivalëve të përjetshëm të Real Madrid. /abcnews.al


