Barcelona po përgatitet për sezonin e ri, por po lufton për të shitur lojtarë. Vetëm Kessie ka thënë se është gati të pranojë një transferim.
Dy rastet me gjemba janë ato të Ferran Torres dhe Ansu Fatit. Siç raporton gazeta spanjolle “AS”, i pari u tha jo të gjitha mundësive. Ferran ka një kontratë deri në vitin 2027 dhe Barcelona ende duhet të amortizojë një pjesë të madhe të vlerës së saj të mbetur në bilanc, dhe kështu nuk mund ta shesë atë as me çmimin përfundimtar, duke shmangur humbjen e kapitalit.
Ansu fati nga ana tjetër, mund të shitet për çdo shumë dhe do të gjeneronte fitime kapitale që vijnë nga ekipi i të rinjve. Megjithatë, klasa e 2002 vazhdon të refuzojë çdo ofertë./ h.ll/abcnews.al