Emerson Royal është zyrtarisht futbollist i Barcelonës. Klubi katalanas pagoi 9 milion euro te Real Betis për kartonin e mbrojtësit të djathtë brazilian (2 ndeshje me kombëtaren latine).
22-vjeçari u shit te klubi andaluzian dy vite më parë, teksa paraqitjet e mira në krah ndikuan që drejtuesit e Barcelonës të shfrytëzonin opsionin e riblerjes së tij.
IT'S OFFICIAL! @Emerson_Royal22
???? ??? ?? ????̧? ??+
? https://t.co/v28AM27Zzq pic.twitter.com/pid6kBBOQ5— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 2, 2021
Emerson ka firmosur sot kontratë 3-vjeçare me Barçën, menjëherë sapo ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore. /abcnews.al