Barcelona pret Lamin Yamal, por edhe pa yllin e saj, skuadra e Hansi Flick ka vijuar serinë e fitoreve. Talenti spanjoll është në fazën e fundit të rikuperimit, ndërsa pritet të kthehet në fushë për sfidën e madhe në Champions në mesjavë kundër Paris SG.
Deri atëherë, ai ka shijuar nga tribuna suksesin e radhës të katalonjasve në La Liga. Fitorja e fundit 3-1 në fushën e Real Oviedo erdhi me përmbysje, por ky detaj nuk pasqyron si duhet sfidën.
Si gjithmonë, Barcelona dominoi me lojë dhe raste, ndërsa ishte e pafat. Pas shtyllës që i mohoi golin e epërsisë, gabimi i portierit Garcia, i lejoi vendasve të festonin një gol të rallë.
Por pas pushimit, kampionët e La LIga kthyen rezultatin. Erik Garcia, Levandovski dhe Araujo vulosën suksesin e skuadrë “blaugrana” që nda distanca i përgjigjet rivalëve të përjetshëm të Real Madrid, duke ngushtuar sërish diferencën me “los blancos” në krye të renditjes.
Po ashtu, fitorja e fundit konfirmon Barcelonën si një makineri të vërtetë golash në këtë sezon të La Liga. Të besuarit e Flik, me të vërtetë vuajnë atë barazim në javën e dytë, por janë skuadra që ka shënuar më shumë, 19 gola, pesë më shumë se Real Madrid që kryeson klasifikimin pas gjashtë fitoreve radhazi. /abcnews.al

