Të habitshëm, pa dyshim, informacioni që Dario Montero ka nxjerrë këto orët e fundit.
Sipas gazetarit të El Chiringuito de Jugones, Barcelona sapo i ka dërguar një email agjentit të Gavi për t’i kërkuar falje që nuk ka dërguar ofertën e premtuar për rinovim. Ekipi katalanas e mori si të mirëqenë që e kishte dërguar propozimin, por realiteti është se nuk ishte ashtu.
“FC Barcelona besonte se i kishte dërguar Gavi një ofertë. Ata i kanë dërguar një email agjentit të tij duke kërkuar falje dhe një propozim. Barça pranon një gabim dhe se emaili nuk u dërgua”, pranoi ai. Kontrata e mesfushorit të ri andaluzian skadon në qershor të vitit 2023. /abcnews.al/
?EXCLUSIVA @DarioMonteroG?
✉️❌”El BARÇA CREÍA que le había mandado una OFERTA a GAVI”.
?”Le han enviado un mail a su agente pidiendo DISCULPAS y una PROPUESTA”.
?#ChiringuitoBarcelona? pic.twitter.com/L6sej7qJof
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) June 6, 2022


