Barcelona ka kohë që ka nisur bisedimet me Ansu Fatin për vazhdimin e kontratës.
Sipas “Marca” drejtuesit e klubit janë në rrugën e duhur për të nënshkruar kontratë të re me talentin spanjoll.
Kontrata e reprezentuesit spanjoll skadon sezonin e ardhshëm, megjithëse Barcelona kuptohet se ka opsionin e zgjatjes së saj.
Fati është padyshim një ndër talentet me perspektivë të ndritur dhe klubi spanjoll pret shumë nga 18-vjeçari.
Barcelona do t’i ofrojë kontratë pesëvjeçare me pagë dukshëm më të lartë se që fiton aktualisht. /abcnews.al/