Një moment historik i ri në historinë e klubit.
Barça do të duhet të zgjedhë katër kapitenë të rinj që në vitin 2023. Sipas Diario AS, favoritët për këtë post nderi janë Marc-Andre ter Stegen, Robert Lewandowski, Pedri dhe Ronald Araujo, shkruan abcnews.al.
Koha e Sergi Busquets te Barcelona dalëngadalë po i vjen fundi. Mesfushori ikonë pritet të largohet nga klubi në vitin 2023.
Gerard Pique gjithashtu pritet të tërhiqet këtë sezon ose të transferohet në një klub tjetër pasi Xavi nuk po i jep më minuta. Kështu mbeten Jordi Alba dhe Sergi Roberto, por që të dy nuk janë gjithashtu anëtarë të domosdoshëm të skuadrës dhe gjithashtu mund të largohen në vitin 2023.
Cili lojtar mendoni se e meriton shiritin në krahë? G.D. /abcnews.al/