Barcelona pendohet, gati oferta për të rikthyer “ish”-in katalanas

schedule20:53 - 8 Prill, 2020

schedule 20:53 - 8 Prill, 2020

Barcelona ka nxjerrë me mijëra lojtarë nga Akademia “La Masia”, por jo të gjithë ia kanë dalë të jenë të suksesshëm me fanellën katalanase. Shumica janë larguar nga Katalonja dhe kanë vazhduar karrierën diku tjetër.

Një ndër ta, është dhe portieri kamerunas, Andre Onana. Gardiani i Ajax ka bërë paraqitje të shkëlqyer dy sezonet e fundit dhe siç raporton katalanasja “Sport”, Barcelona ka shfaqur interes për kartonin e tij.

Drejtuesit e Barçës kërkojnë të rikthejnë Onanan në skuadër, për të qenë një konkurrent i fortë për gjermanin Ter-Stegen. Gjithashtu, “Sport” nuk e mohon as një largim të mundshëm të gardianit gjerman, për të cilin nuk është zbuluar ende ndonjë skuadër konkrete që interesohet../abcnews.al