Barcelona fitoi pastër dje ndaj Osasuna me shifrat 4-0 dhe dhuroi një paraqitje shumë të bukur me aksione të rrjedhshme, duke rikthyer pak spektaklin e dikurshëm. Megjithatë, festa u zbeh me dëmtimin e Clement Lenglet, i cili la fushën e lojën në minutën e 67-të për shkak të një dëmtimi.
IN: Aleñá
OUT: @clement_lenglet (injury) pic.twitter.com/mBOWoDn2fU— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 29, 2020
Francezi ishte mbrojtësi i vetëm i ekipit të parë në dispozicion të Koeman, i cili tashmë do i duhet të gjejë një zgjidhje. Umtiti është në fazën e fundit të rikuperimit nga dëmtimi, ndërkohë, që Pike e Araujo kthehen pas një kohe të konsiderueshme. I riu Mingueza ka bërë mirë, por atij i duhet një partner.
Fatmirësisht nga Barcelona vijnë lajme të mira. Mësohet se Lenglet ka vetëm një ndrydhje minimale në këmbën e djathtë dhe nga raportimet e fundit ai nuk pritet të mungojë më shumë se një javë. Nëse mungon rreth një javë Lenglet humbet ndeshjen me Ferencvaros në Champions dhe Cadiz në La Liga. /abcnews.al