Një nga sensacionet e këtij sezoni futbollistik në Evropë padyshim ishte dhe marokeni Sofyan Amrabat, i cili me performancat e tij ka “argëtuar” jo pak futbolldashësit, por dhe ka rënë “shënjestrën” e shumë ekipeve të mëdha të “kontinentit të vjetër”.
Ndër ekipet që ka insistuar më shumë për afrimin e Amrabat është dhe Barcelona, me klubin që tentoi afrimin e marokenit në merkaton e dimrit, por u “ndal” nga bordi drejtues i “violave” të Firences.
Sipas mediave spanjolle, “katalanasit” nuk janë dorëzuar ende për kartonin e marokenit dhe do të tëntojnë sërish në merkaton e verës, me 26-vjeçarin që pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i “blaugranavae”, Jordi Cruyff. /i.m /abcnews.al