“Barcelona nuk ka asnjë shans”, gazetari i Bild i prerë

schedule19:34 - 22 Nëntor, 2019

schedule 19:34 - 22 Nëntor, 2019

Barcelona kërkon një mbrojtës të djathtë dhe objektivi kryesor është lojtari i Bayern Munich, Joshua Kimmich. “Xholi” i bavarezëve i ka bindur të gjithë me cilësitë e tij dhe Mundo Deportivo shkruan se katalanasit po mundohen ta transferojnë lojtarin në fjalë.

Nëse nuk arrijnë tek ai, atëherë kanë një plan B. Lukas Klostermann, lojtari i kombëtares gjermane dhe Leipzig, luan në qendër dhe në të djathtë të prapavijës dhe është një emër interesant për Barcelonën.

Në fakt në Spanjë duhet të mendojnë pikërisht për planin B, pasi gazetari i Bild, Christian Falk, shkruan në llogarinë e tij se Barcelona ka zero shanse për ta transferuar Kimich. Bavarezët e konsiderojnë të pashitshëm futbollistin e tyre dhe Falk kur bëhet fjalë për lëvizjet te kampionët e Gjermanisë, nuk është nga ata që gabon. / abcnews.al