Barcelona nuk heq dorë nga Kounde, katalanasit pritet të përfshijnë edhe lojtarin holandez

schedule12:05 - 4 Korrik, 2022

schedule 12:05 - 4 Korrik, 2022

Barcelona kërkon  të përforcojë mbrojtjen gjatë kësaj merkatoje, teksa synimi kryesorë i katalanasve është mbrojtësi Jules Kounde.

Francezi pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez, me këtë të fundit që kërkon ta ketë nënurdhrat e tij për sezonin e ardhshëm.

Sevilla e vlerëson lojtarin e saj, teksa për të lënë të lirë lojtarin kërkon të paktën 60 milionë euro, një shifër pak e lartë për katalanasit duke marrë në konsideratë se klubi blaugrana nuk i ka marrëdhëniet e mira me financat.

Gazetari spanjoll, Gerard Moreno ka raportuar se Barcelona po planifikon që ta përfshijë Memphis Depayn në ofertë plus një shumë mbi 30 milionë euro për të ardhur te Kounde.

Me ardhjen e mundshme të Robert Lewandowskit hapësirat e holandezit te katalunasit do të jenë shumë të vogla dhe largimi i tij nga Camp Nou duket i pashmangshëm dhe kjo është arsyeja që Barcelona po synon ta përfshijë atë në ofertën për Kounden.

Gjithsesi bisedimet mes dy klubeve pritet të vazhdojnë gjatë kësaj jave për të gjetur një marrëveshje. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!