Frenkie de Jong me shumë gjasa do të largohet nga Barcelona gjatë merkatës së verës, pasi nuk është shumë preferuar nga tekniku i katalanasve, Xavi Hernandez, me lojtarin holandez që shpesh herë e ka parë veten në stol.
Manchester United është një nga skuadrat që kërkon shërbimet e De Jong, me trajnerin e ri Erik Ten Hag që e njeh mirë lojtarin e katalanasve dhe do të donte ta kishte nën urdhrat e tij sezonin e ri.
Në këto kushte Barça i ka vendosur çmim holandezit, pasi drejtuesit nuk e shikojnë De Jong si të pashitshëm. Sipas “El Chiringuito” raporton se klubi spanjoll i ka vendosur një çmim prej 70 milionë euro. /f.a/abcnews.al