Barcelona në krizë, ende ka borxhe ndaj Liverpool për Coutinhon

schedule18:49 - 7 Tetor, 2019

schedule 18:49 - 7 Tetor, 2019

Barcelona është një nga klubet më të pasura në botë dhe çdo sezon, katalanasit kanë përfitime të jashtëzakonshme. Megjithatë, fakti që nuk e kanë fituar Champions League prej disa vitesh ka ndikuar në buxhetin e tyre, por dhe lojtarët e shumtë që kanë marrë dhe kanë dështuar.

Malcom, Coutinho e shumë të tjerë kanë kushtuar miliona euro, por kurrë nuk arritën të bindin në Camp Nou. E për më tepër, Barcelona është futur edhe në borxhe të shumta. Për kartonin e Coutinhos, Barcelona ka ende 84 milionë paundë pa paguar, para të cilat Liverpool po i pret me padurim.

Coutinho luajti 52 ndeshje me Barcelonën, duke shënuar vetëm 13 herë. Në këtë merkato vere, ylli brazilian u huazua te Bayern Munchen, ku po luan rregullisht dhe po kalon një formë të mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!